Vdes një 23-vjeçar pas një vetëaksidenti në Prizren

23:22 | 11 Korrik 2021

Vdes një 23 vjeçar në Prizren si pasojë e vetaksidentit.

Një 23-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Lubizhdë e Prizrenit.

Viktima ishte dërguar për trajtim në QMF’në e Prizrenit, por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra nga ky aksident.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj për Gazetën Express.

“Aksidenti ka ndodhur rreth ores 20:00 fshatin Lubizhdë të Prizrenit. Pasagjeri ka nderruar jete ne spitain rajonal te Prizrenit”, bëri të ditur ai.

Tutje, Osmanollaj njoftoi se edhe vëllai i të ndjerit, 20-vjeçar, pësoi lëndime trupore dhe është duke marrë trajtim mjekësor. 20-vjeçari, sipas policisë, ishte duke e vozitur veturën.

Trupi i pajetë, siç njofton Osmanollaj, është dërguar për obduksion.

Komento: