Vdes një 23-vjeçare dhe dy të tjera lëndohen në një vetaksident të rëndë në Ranillug

12:08 | 14 March 2025
vdes-nje-23-vjecare-dhe-dy-te-tjera-lendohen-ne-nje-vetaksident-te-rende-ne-ranillug

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Domorovc – Hodonovc të komunës së Ranillugut. Për pasojë, e vdekur ka mbetur një vajzë 23 vjeçare.

Nga Policia kanë bërë të ditur  për gazetën online Reporteri.net se dy  persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani

“Ju informojmë se rreth orës 10:00 në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc (komuna Ranillug) ka ndodhur një vetaksident trafiku me fatalitet. Në këtë vetaksident ka qenë e involvuar vetura Golf VII me targa 06, ku drejtuesja shtetase e Kosovës (2002) si pasojë lëndimeve ka vdekur, ndërsa dy pasagjere (të gjinisë femërore) kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Emergjencën e Spitalit në Gjilan. Policia e Kosovës, njësitet e Trafikut Rajonal me urgjencë kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit janë duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhur ky vetaksident i rëndë që na ka tronditur të gjithëve”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani

Komento:
loading