Vdes një 26-vjeçar në Ferizaj, ra nga ballkoni i katit të tretë

09:07 | 03 Korrik 2023

Një 26-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga ballkoni i katit të tretë i një objekti banesor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli. Ai tha se i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e kanë konfirmuar mjekët.

“Mbrëmë, rreth orës 19:45 kemi pranuar një informatë se në rrugën “At Nikë Prela” në Ferizaj një person R.K ( M/K) 26 vjeçar ka rënë nga terasa katit të III-tê të një obkekti banesor në tokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes. Veç policëve të rendit në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal të cilët nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.”

Veseli njoftoi se rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.

“Nga hetimet e para mësohet se viktima derisa ishte në ballkon ka rënë bashkë me mbajtëset e ballkonit në tokë. Janë njoftuar edhe Inspektorët e punës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML –Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ” Vdekje e dyshimtë”, thuhet tutje në njoftim.

Komento: