Vdes një 30 vjeçar nga koronavirusi, kjo është mosha e 4 të tjerëve që kanë humbur jetën

15:06 | 25 Shkurt 2021

Pesë persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve nga koronavirusi.

Ku në mesin e të vdekurve është edhe një 30 vjeçar.

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (62 vjeç), Obiliq 1 rast (30 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç) dhe Prizren 1 rast (77 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 67.906 raste nga 297.628 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.587 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 255 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 59.174 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.145.

Komento: