Një 47 vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta mbëmjen e sontme në Lagjen Dardania në Prishtinë.
Rastin për Front Online e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 20:45, kemi pranuar informatën se një person ka rënë nga lartësia e një objekti në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Borovci./Front Online/