Shkoi në plazh vetëm, vdes në det 75-vjeçari në Vlorë.
Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Plazhin e Vjetër në Vlorë.
Sipas njoftimit paraprak të dhënë nga Policia e Shtetit thuhet se, një 75-vjeçar dyshohet të jetë vdekur në në det, banues i Vlorës, i cili ka qenë duke bërë plazh i vetëm.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Në orën 09:45, në lagjen ‘1 Maji’ Vlorë, në Plazhin e Vjetër dyshohet se ka vdekur në ujë shtetasi A. D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm. Po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /TCH