Vdes një 75-vjeçar në plazhin e Vlorës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vdes një 75-vjeçar në plazhin e Vlorës

11:57 | 19 Korrik 2020

Shkoi në plazh vetëm, vdes në det 75-vjeçari në Vlorë.

Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në Plazhin e Vjetër në Vlorë.

Sipas njoftimit paraprak të dhënë nga Policia e Shtetit thuhet se, një 75-vjeçar dyshohet të jetë vdekur në në det, banues i Vlorës, i cili ka qenë duke bërë plazh i vetëm.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton mbi sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Në orën 09:45, në lagjen ‘1 Maji’ Vlorë, në Plazhin e Vjetër dyshohet se ka vdekur në ujë shtetasi A. D., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka qenë duke bërë plazh vetëm. Po kryhen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /TCH

Komento: