Vdes një 83-vjeçare në Kamenicë, dyshohet se ra aksidentalisht nga ballkoni

13:10 | 09 Janar 2023

Një 83-vjeçare në fshatin Kopernicë ka vdekur aksidentalisht mëngjesin e së hënës.

Policia njofton se dyshimi është se ajo ka rënë nga ballkoni, e ku si pasojë ka gjetur vdekjen.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Njoftimi i policisë:

Vdekje e aksidentale

Kamenicë, 09 janar 2023

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 09.01.2023 rreth orës 08:35 është njoftuar se një person në fsh.Kopernicë dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj i cili ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës.

Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre (83) vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestarë.

Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ,,Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore.

Komento: