
Një person ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 22 tetor, në orën 21:19.
Vdekja e viktimës, mashkull kosovar, është konstatuar nga ekipi mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.