Vdes një burrë pasi u godit nga vetura në Prizren – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vdes një burrë pasi u godit nga vetura në Prizren

12:33 | 20 Nëntor 2020

Ndërron jetë një burrë pasi u godit nga vetura në Prizren.

Të enjten rreth orës 20:00, është raportuar se një person derisa po drejtonte veturën e tij, dyshohet se kishte goditur një këmbësor, kështu duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, nga këto lëndime viktima ka ndërruar jetë.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa i dyshuari fillimisht kishte ikur nga vendi i ngjarjes por pastaj ishte lajmëruar në Polici. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në autopsi ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”.

Komento: