Humb jetën një grua në një aksident trafiku në Mazgit.
Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur të shtunën rreth orës 21:45 në autostradën “Ibrahim Rugova” në fshatin Mazgit, ku si pasojë e tij ka humbur jetën një grua dhe janë lënduar katër persona të tjerë.
Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Më datën 04.03.2023 rreth orës 21:45 në Autostradën Ibrahim Rugova në hyrje-dalje Mazgit-Fushë Kosovë është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet, ku raportohet se një person (femer) ka humbur jetën dhe 4 persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore”.
“Te involvuara në këtë aksident janë dy automjete. Në vend ngjarje ka dalë njësia e hetimeve, drejtori i divizionit rrugor tëPK-së dhe është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dalë po ashtu në vendngjarje dhe hetimet për të identifikuar shkaqet e këtij aksidenti janë duke u kryer nga kompetentet”, ka thënë zëdhënësi i policisë Daut Hoxhaj