Vdes një grua në Shqipëri, dyshohet se kishte koronavirus

18:39 | 12 March 2020

Vazhdon paniku pas shfaqjes së koronavirusit në Shqipëri.

Një grua e moshuar 72 vjeçare ka gjetur vdekjen mbremjen e kaluar në Qendrën Shëndetësore të Mamurrasit në Kurbin.

Mësohet se e moshuara nga Mamurrasi ishte paraqitur në gjendje të rënduar shëndetësore me shenja gripale.

Pritet përgjigja e analizave, pasi ka dyshime për koronavirus.

Ky fakt ka shqetësuar dhe personelin mjekësor, të cilët janë në pritje të përgjigjes.

Komento: