Vde*s një person dhe një tjetër lëndohet nga vetaksidenti i sotëm në magjistralen Prishtinë – Ferizaj

10:38 | 20 Prill 2025
vde*s-nje-person-dhe-nje-tjeter-lendohet-nga-vetaksidenti-i-sotem-ne-magjistralen-prishtine-–-ferizaj

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në aksident ka qenë i përfshirë vetëm një automjet.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur”.

“Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Komento: