Vdes një person në Aeroportin e Prishtinës gjatë procesit të check-in

22:28 | 22 Tetor 2025

Një person ka ndërruar jetë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas burimeve të Insajderit viktima ka ndërruar jetë papritur teksa po kryente procedurat e check-in-it për fluturim.

Insajderi është në pritje edhe të një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës.

Komento: