
Një person ka vdekur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore.
Kështu njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ndërsa tregon se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:13, në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Tutje në raport thuhet se vdekje e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“ANP. Adem Jashari / 14.06.2026 – 17:13. Lidhur me rastin, viktimës mashkull kosovar pasi i ishin shfaqur probleme shëndetësore i njëjti është dërguar në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.