Vdes një person në aksidentin mes dy veturave në Gjilan

09:33 | 27 Maj 2021

Vdes një person në aksidentin mes dy veturave në Gjilan.

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur dje mes dy veturave në Gjilan.

Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion në Prishtinë.

Komento: