Vdes një person në Ferizaj, ra në kontakt me rrymën derisa po punonte në pullazin e shtëpisë

09:26 | 15 Nëntor 2025
Vdes një person në Ferizaj, ra në kontakt me rrymën derisa po punonte në pullazin e shtëpisë

Një person ka humbur jetën në Ferizaj, pasi ra në kontakt me rrymën derisa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë.

Rasti, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur të premten në mesditë, në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në pullazin e shtëpisë ka rënë në kontakt me rrymën dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku ndërsa me kërkesë të familjarëve dhe konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, ka njoftuar Policia.

Komento: