Vdes një person në Gjakovë, pasi vetura përplaset me kamionin

13:50 | 26 Korrik 2023
vdes-nje-person-ne-gjakove,-pasi-vetura-perplaset-me-kamionin

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Si pasojë e plagëve të marra në këtë aksident, ka vdekur një person.

Rastin për Front Online  e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 10:40 është raportuar  aksident trafiku në fshatin Bishtazhin (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë  në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një kamion dhe një veturë. Për pasojë një person, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën (ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij). Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka thënë ai./Front Online

Komento: