Vdes një person në Gjakovë, ra me veturë në Lumin Erenik – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Vdes një person në Gjakovë, ra me veturë në Lumin Erenik

10:20 | 02 Shkurt 2020

Një person ka humbur jetën në Gjakovë.

Mbrëmë rreth orës 23:20, një veturë ka rënë nga ura në lumin Erenik, në Gjakovë.Në veturë kishin qenë dy persona dhe njëri prej tyre ka vdekur.

Vozitësi (viktima) A.G., i lindur më 2000 në Gjakovë, ishte duke vozitur veturën e tij të tipit “Opel Astra” ngjyrë hiri dhe pasagjer në veturë ishte J.T.

“Aksidenti dyshohet se ka ardhur kur vetura ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe në rrugën “Ymer Pula” në drejtim të fshatit Shkugës dhe pasi humb kontrollin godet mbrojtëset e urës mbi lumin Erenik dhe bie në lumë, ndërsa pasagjeri J.T., kishte dalë nga vetura dhe i njëjti është duke marrë tretman mjekësor në emergjencën e Gjakovës dhe është jashtë rrezikut per jetë”, njofton Policia.

Policia tregon se vozitësi A.G., është nxjerrë nga vetura pa shenja jete me ndihmën e zjarrfikësve dhe ambulancës dhe në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njesitet relevante.

Komento: