Gjendet një person i pa shenja jete në Tiranë, u rrëzua nga skela.
Mesditën e sotme një person është gjendur i pajetë në Tiranë.
Kanë qenë kalimtarët ata që kanë zbuluar trupin e një personi të paidentifikuar në rrugën 5 Maji.
Ai është punëtor ndërtimi dhe mund të jetë rrëzuar nga lartësia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.