Vdes një person në kryeqytet, u rrëzua nga skela

14:57 | 07 Shtator 2019

Gjendet një person i pa shenja jete në Tiranë, u rrëzua nga skela.

Mesditën e sotme një person është gjendur i pajetë në Tiranë.

Kanë qenë kalimtarët ata që kanë zbuluar trupin e një personi të paidentifikuar në rrugën 5 Maji.

Ai është punëtor ndërtimi dhe mund të jetë rrëzuar nga lartësia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento: