Vdes një person në një aksident të rëndë në Obiliq

16:55 | 24 January 2022

Aksident i rëndë në Obiliq, vdes një person dhe lëndohen katër të tjerë.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit. Për pasojë ka vdekur një person dhe katër të tjerë janë lënduar.

Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.

“Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

Komento: