Vdes një person në Pejë, bie nga lartësia prej tri metra në një shtëpi ku ishte duke punuar

08:56 | 10 Dhjetor 2025

Policia ka nisur hetimet për një rast të vdekjes që ka ndodhur dje në Graboc të Pejës.

Sipas policisë, një persona derisa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka vdekur.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“HETIM I VDEKJES

Fsh. Graboc, Pejë 09.12.2025 – 10:40. Viktima mashkull kosovar, deri sa ka qenë duke punuar në një shtëpi, është rrëzuar nga një lartësi prej 3 metra dhe si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Komento: