Një person është raportuar i vdekur të mërkurën në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se policia ishte informuar nga urgjenca për vdekjen e një personi.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.