Një i vdekur ka mbetur në rrugën e Kombit pas një aksidenti.
Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit.
Nga informacionet paraprake mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili ka humbur jetën.
Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa identiteti i viktimës nuk dihet ende.