Një person vdes në Rugovë të Pejës, pasi goditet nga lisi.
Një person ka vdekur në fshatin Shtupeq të Rugovës, pasi një lis e ka goditur për vdekje.
Rastin për Klankosova e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.
“Në malet e Rugovës, më saktësisht në fshatin Shtupeq, si pasojë e goditjes nga lisi në mal ka humbur jetën një person, në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Nikçi.