Vdes një përson në Rugovë të Pejës, pasi goditet nga lisi

16:56 | 11 Nëntor 2021

Një person vdes në Rugovë të Pejës, pasi goditet nga lisi.

Një person ka vdekur në fshatin Shtupeq të Rugovës, pasi një lis e ka goditur për vdekje.

Rastin për Klankosova e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Në malet e Rugovës, më saktësisht në fshatin Shtupeq, si pasojë e goditjes nga lisi në mal ka humbur jetën një person, në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe prokurori i shtetit dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Nikçi.

Komento: