Në Zonën Industriale vdes shqiptari nga Maqedonia e Veriut, policia heton rrethanat.
Një shtetas i huaj ka vdekur sot në Zonën Industriale në Prishtinë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Borovci tha se bëhet fjalë për një burrë të moshës 55 vjeçare, derisa theksoi se viktima ishte alivanosur brenda një objekti në këtë zonë.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person në gjendje të alivanosur në ambientet e një objekti në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent ndërkohë që viktima ishte dërguar në QKUK”.
“Rreth orës 11:15 nga ana e mjekëve në QKUK, është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull, rreth 55 vjeç, shtetas i huaj. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen”.
Sipas burimeve të Klankosova i ndjeri është shqiptar nga Maqedonia e Veriut.