Aksident i rëndë në Pejë, vdes një person, 3 dërgohen në emergjencë – i përfshirë edhe një polic.
Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Novosellë të Pejës.
Policia ka konfirmuar për Gazetën Express vdekjen e një personi dhe lëndimin e tre të tjerëve.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës, pasi në aksident është përfshirë edhe një zyrtar policor.
Këto informacione i dha për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në orën 07.45 në fshatin Novosellë të Pejës, të përsfshira kanë qenë dy vetura. Tre persona janë të lënduar, por më vonë janë bërë katër të lënduar. Një prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatu vdekjen në vendin e ngjarjes. Tre personat janë dërgu në Emergjencë më pas në QKUK. Gjithashtu në vendin e ngjarjes edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, tha Gashi.
Mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.