Vdes një person pasi rrotullohet me traktor në Klinë

09:26 | 20 Shtator 2023
vdes-nje-person-pasi-rrotullohet-me-traktor-ne-kline

Një person ka vdekur në fshatin Qabiq të Klinës.

Viktima derisa ishte në pyll, është rrotulluar me traktor dhe ka pësuar lëndime trupore.

Ai është dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas nga mjekët është informuar se viktima ka vdekur.

Rasti është duke u hetuar, njofton policia.

Komento: