Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të hënën pasdite në fshatin Budakovë të Suharekës.
Rastin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Ai tregoi se viktima ishte rrokullisur me traktor.
“Nga emergjenca është njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë. Me urdher te Prokurorit te shtetit trupi i pa jete eshte dergua ne IML Prishtinë Policia dhe Prokuroria e shtetit kane fillua hetimet ne lidhje me kete rast dhe po cilesohet si rast hetim i vdekjes”, u shpreh Gashi.