Vdes një punëtore në vendin e punës

16:33 | 01 Maj 2024

Një punëtore ka vdekur në vendin e saj të punës, kështu ka bërë të ditur për Front Online, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Gjatë ditës kemi marrë informacione se një punëtore ka rënë në vendin e saj të punës pa ndjenja në tokë. Policia dhe ekipa mjekësore kanë dalur në vend ngjarje, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës”, ka deklaruar Elshani./Front Online/

Komento: