Vdes një qytetar në një aksident trafiku në Drenas

20:53 | 01 October 2020

Një qytetar vdes në një aksident trafiku në Drenas.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Drenas, ku si pasojë e goditjes nga një veturë, një qytetarë ka humbur jetën.

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 16:40, në afërsi të fshatit Polluzhë-Gllogoc, është raportuar për një aksident trafiku mes një automjeti dhe një këmbësori.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë njësitet policore, ndërsa personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Drenas, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij,

Lidhur me rastin njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme ka konfirmuar, Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

Komento: