Vdes një turist në një hotel në Prizren, kishte ardhur për vizitë

14:33 | 04 Maj 2024
vdes-nje-turist-ne-nje-hotel-ne-prizren,-kishte-ardhur-per-vizite

Dje në një hotel të Prizrenit ka vdekur një turist i moshës 70 vjeçare me kombësi boshnjake.

Rastin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, turisti kishte ardhur në Prizren nga data 1 maj dhe ishte mysafir në hotelin ku ka ndërruar jetë.

Më poshtë deklarata e zëdhënësit Bytyqi dhënë për FrontOnline.

Me date 04.05.2024 rreth orës 11:46 policia është informuar se në Rrugen “Milan Shuflaj” në Prizren, konkretisht një hotel në person ka ndërruar jetë.

Në vendin e ngjarjes ka arritur patrulla policore, eprorët dhe hetuesit e Stacionit Policor Prizren

Në vendin e ngjarjes ishte ekipi mjekësor i Emergjences te cilet kane konstatuar vdekjen e viktimës. Viktima është M. A. I lindur në vitin 1964 nga Novi Pazari, kombesia Boshnjak/R.epublika e Serbis.
Sipas mjekut nga vensi I ngjatjes dyshohet se i njejti ka pësuar sulm në zemër.

Personi i cili ka ndërruar jetë ishte me bashkëshorten e tij, gjithashtu nga Novi pazari, Republika e Serbisë.

Viktima e rastit ishte mysafir i hotelit që nga data 1 Maj 2024.

Në vend ngjarje kanë dal edhe Per rastin jane informuar hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Prizreni si dhe Me urdhër të prokuroit të shtetit trupi inpa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë ndersa hapet rast “Vdekje e dyshimt”.

Komento: