
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka vdekur zyrtari korrektues në burgun e Dubravës, Brahim Mehaj.
SHKK’ja e ka shpërndarë telegramin e ngushëllimit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, drejtuar familjes Mehaj.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, z. Brahim Mehaj. Z. Mehaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në. Përkushtimi në punë, në secilën detyrë që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që z. Mehaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve”, thuhet në telegram.

Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi
E nderuar familja, Mehaj
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, z. Brahim Mehaj.
Z. Mehaj dha një kontribut të madh në Shërbimin Korrektues të Kosovës, prandaj humbja e tij është humbje e madhe edhe për SHKK-në.
Përkushtimi në punë, në secilën detyrë që i është besuar dhe dashuria për profesionin, bëjnë që z. Mehaj të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve.
Ju lutem që në emër të Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin, t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Me respekt,
Albulena HAXHIU
Ministre e Drejtësisë