Ndërron jetë njëri nga katër të aksidentuarit dje në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Njëri nga katër personat e aksidentuar dje pasdite në autostradën “Arbën Xhaferi”, ka ndërruar jetë pas mesnate.
Policia njofton përmes raportit 24 orësh se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj kosovarë, dy të lënduar rëndë dhe dy të lënduar lehtë. Të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK. Rreth orës 00:10 është konfirmuar se njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.