
Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Shqipëri, humb jetën 66-vjeçari nga Lushnja.
Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion, ka njoftuar Ministria e Shendetesise.
Behet fjale per pacientin 66 vjecar nga Lushnja, i cili ishte shtruar ne Infektiv dhe ishte ne terapi intensive.
Ne momentin e shtrimit, pas konfirmimit se ai ishte pozitiv per koronavirusin, u be me dije se ai vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.
Viktima e pare e koronavirusit ne vend, ishte nje grua 73-vjecare e cila nderroi jete ne spitalin e Durresit.