Vdes personi i parë në këtë shtet evropian nga koronavirusi

23:19 | 07 March 2020

Po vazhdon të rritet numri i të vdekurve nga koronavirusi.

Autoritetet shëndetësore në Holandë kanë konfirmuar viktimën e parë nga koronavirusi në vend.

Sipas autoriteteve viktima është një burrë 86-vjeçar i cili humbi jetën në spital në portin e Roterdamit.

Holanda kishte raportuar rastin e parë me koronavirus më 27 shkurt, ndërsa që nga e enjtja e 5 marsit 82 raste janë konfirmuar me virusin vdekjeprurës.

Komento: