Vdes personi i parë nga virusi britanik në Maqedoninë e Veriut

13:00 | 30 January 2021

Regjistrohet vdekja e parë nga virusi britanik në Maqedoninë e Veriut.

Dy raste të reja të variantit britanik të coronavirusit janë zbuluar në Maqedoni, ndërsa lajmi u njoftua në “Twitter” nga mjeku Goran Kungulovski nga Laboratori për Gjenetikë dhe Mjekësi të Personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev”.- Advertisment –

Sipas “Deutsche Welle”, bëhet fjalë për presona të infektuar nga Shkupi dhe Ohri. Një rast është nga 4 janari, kur një test pozitiv u konfirmua tek pacienti, i cili fatkeqësisht vdiq si pasojë e virusit. Rasti i dytë është nga 18 janari, ndërsa pacienti u lirua nga trajtimi tre ditë më parë.

Më parë, lloji i ri britanik u zbulua në një 46-vjeçar nga Shkupi i cili tashmë ishte shëruar.

Do të shqyrtohet mundësia që të mos ketë të tjerë të infektuar me këtë virus të rrezikshëm, veçanërisht nga grupi i fundit i Klinikës së Nefrologjisë, ku për një periudhë të shkurtër kohore ka dhjetëra pacientë.

Mjekët paralajmërojnë se për shkak se transmetohet kaq lehtësisht ndryshe nga mutacionet e tjera, ai me siguri do të bëhet dominues në vend pas disa muajsh, si në shumë vende të tjera të botës.

Komento: