Vdes personi që i vuri vetes zjarrin afër Shtëpisë së Bardhë

15:50 | 30 May 2019

Personi që i vuri zjarrin vetes jashtë Shtëpisë së Bardhë ka vdekur sot, ka njoftuar policia amerikane.

Videoja e postuar në platformat e mediave sociale nga vendi i ngjarjes tregoi se njeriu u përfshi në flakë kur makinat lëviznin pranë tij, transmeton lajmi.

Zyrtarët e Shërbimit Sekret thanë se agjencia “u përgjigj shpejtë” për incidentin pasi “individi mashkull ia vuri vetes zjarrin” në orën 12.25 lokale.

Personi i cili është emëruar si Arnav Gupta, u dërgua në spital të mërkurën, por vdiq më vonë atë natë, tha US Park Police.

Incidenti ndodhi në Ellipse, një zonë e njohur me turistë midis Shtëpisë së Bardhë dhe Monumentit të Uashingtonit.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=53&v=jA5UMNxLQgM

Komento: