Vdes personi që ishte aksidentuar ditë me parë, po shërohej jashtë vendi

10:52 | 17 January 2021
Ilustrim

Ka vdekur një person, i cili ishte aksidentuar me 8 janar në fshatin Kovaqec, të Kaçanikut.

Ai ishte duke u trajtuar në një spital jashtë vendit.

Aksidenti kishte ndodhur mesditën e 8 janarit, ndërkaq lëndime të rënda kishte pësuar një person.

Fsh. Kovaqec, Kaçanik (NN) 08.01.2021 – 12:37. Lidhur me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar, që ishte në tretman mjekësor në një spital jasht vendit, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Komento: