Vdes personi që mbeti i bllokuar në makinën që mori flakë në aksidentin në Klinë

21:24 | 03 Gusht 2024

Një aksident trafiku në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi, të cilët janë përfshirë nga flakët.

Lajmin për Front Online, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se dyshohet se një person ka mbetur brenda.

“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri. Një person ka mbetur brenda, i cili është pa shenja jete” ka thënë Gashi.

 

 

Komento: