Ka ndërruar jetë politikani Xhevxhet Tahiri i cili ishte kandidat për kryetar të komunës së Dragashit në zgjedhjet e fundit.
Kështu ka bërë të ditur televizioni Opoja i Dragashit në faqen e tyre në Facebook.
Tahiri ka qenë kandidat për kryetar të Dragashit nga partia “Balli Kombëtar”.
Njoftim për vdekjen e tij:
Ka ndërruar jetë ish kandidati për kryetar të komunës së Dragashit!
Sot ka ndërruar jetë, Xhevxhet Tahiri, nga partia “Balli Kombëtar” dega në Dragash!
Ai në zgjedhjet e fundit lokale kishte garuar për të parin e komunës së Dragashit.
Ne si staf drejtues i televizioni Opoja i shprehim ngushëllime familjes dhe miqve të të ndjerit!