Vdes profesori kosovar Vesel Latifi
Gjatë ditës së enjte është njoftuar se ka vdekur profesori , Vesel Latifi.
Latifi ka punuar për një kohë si profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, si dhe ishte themelues i lëndës së kriminalistikës në Kosovë.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët.
Është bërë e ditur se varrimi i Latifit do të bëhet me datën 24.02.2023 në varrezat e Prishtinës.