
Ndërron jetë profesori universitar, Arben Dermaku.
Profesori i Universitetit të Prishtinës, Arben Dermaku ka ndërruar jetë.
Këtë e bëri të ditur profesori, Ibrahim Gashi i cili për Dermakun thotë se ishte ekspert i shkëlqyer dhe njeri i mrekullueshëm.

Postimi i tij i plotë:
Të dashur miq
Sapo mësova lajmin e trisht të vdekjës së kolegut dhe mikut tim çmuar Prof. Dr. Arben Dermaku, profesor i rregullt në Universitetin e Prishtinës dhe rektor i parë i Universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit.
Një pedagog dhe ekspert i shkelqyer i shkencave ekonomike dhe mbi të gjitha një njëri i mrekullueshëm. Beni ti ike nga kjo botë ende pa i dhënë gjithë vlerat dhe dashurinë që mund t’i jepje vendit dhe familjes. Zoti të shpërbleftë më Parajsë!