Vdes profesori i Universitetit të Prishtinës

13:55 | 15 Shtator 2021

Sot ka ndërruar jetë profesori i Universitetit të Prishtinës, Dr. Qani Kadiri në moshën 58 vjeçare.

I ndjeri ka ligjëruar në fakultetin e ndërtimtarisë.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Universiteti i Prishtinës.

“Ai ishte profesor shembullor, puna, angazhimi dhe qasja reale ndaj shoqërisë lanë gjurmë në shumë gjenerata të studentëve të Universitetit ku ai ligjëroi”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Komento: