Vdes punëtori 38-vjeçar në Prishtinë, bie nga skela

17:08 | 31 May 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.

Personi me inicialet N.H ka vdekur, pasi ka rënë nga një lartësi e një ndërtese ku ai po punonte në Prishtinë.

Jusuf Azemi nga sindikata e sektorit privat, ka thënë për Express se ka marrë informacione se punëtori 38-vjecar ka vdekur pasi ra nga skelet.

“Sipas informacioneve, kemi një vdekje nga Fshati Sibovc, mosha rreth 38 vjeçar. Rasti ka ndodhur në Prishinë. Ka rënë nga skelet. Detaje të tjera nuk kemi”, ka thënë Azemi.

Komento: