Vdes regjisori i njohur shqiptar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Vdes regjisori i njohur shqiptar

11:40 | 15 Janar 2020

Ka ndërruar jetë në moshën 86- vjeçare një prej regjisorëve më të shquar shqiptarë, Fehmi Hoshafi.

Ikonë e plejadës së artë të kineastëve shqiptarë, Hoshafi ka lënë pas një pasuri të madhe në kinematografinë vendase. Ai ka qenë regjisor i disa prej filmave më të njohur shqiptarë si: “Kapedani”, “Shoku ynë Tili”, apo “Zëvendësi i grave”.

Fehmi Hoshafi lindi më 28 shtator të vitit 1934 në Tiranë. Ai filloi të punonte në kinematografi si asistent i regjisorëve veteranë Hysen Hakani dhe Kristaq Dhamo, në filmat e tyre “Toka jonë”, 1964, “Vitet e para”, 1965, “Oshëtimë në bregdet”, 1967 dhe “Gjurma”, 1970.

Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin “Estrada në ekran”, i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik.

Prej suksesit që pati ky film, iu besua më vonë, në vitin 1972, regjia për kinokomedinë aq të dashur “Kapedani”, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo.

Ky film shënon lindjen e kinokomedisë në kinematografinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi: “Ëndërr për një karrige”, 1984 dhe “Zëvendësi i grave”, 1987.

Në periudhën 1976 – 1990 realizon edhe filma të tjerë artistikë dhe dokumentarë, ndër të cilët, filmi “Shoku ynë Tili”.

Komento: