Vdes roja në vendin e punës në Malishevë

10:03 | 29 Tetor 2023
vdes-roja-ne-vendin-e-punes-ne-malisheve

Një rojë në Malishevë është gjetur i alivanosur, ku më pas ekipi i Emergjencës nga QKMF-ja dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institucionin e Mjekësisë Ligjore.

“Është raportuar se një punëtor-roje është gjetur i alivanosur. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore si dhe ekipi i Emergjencës nga QKMF Malishevë dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Komento: