Vd*es Sabri Popaj, njëri nga dëshmitarët në Hagë kundër Millosheviqit

19:38 | 21 November 2024
vd*es-sabri-popaj,-njeri-nga-deshmitaret-ne-hage-kunder-millosheviqit

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 65-vjeçare ka vdekur, Sabri Popaj, nga fshati (Fortesë) ish-Bellacerk e komunës së Rahovecit.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij në rrjetet sociale.

Ai njihet për dëshminë e bërë në vitin 2003 kundër “Kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq, për masakrën në këtë fshat të kryer nga forcat serbe në marsin e vitit 1999-të, ku atij ia vranë dy djemtë, nipin si dhe dy vëllezërit.

Popaj ishte luftëtar i UÇK-së dhe angazhuar që në fillim në mbështetje të strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Anadrinisë.

Varrimi i tij do të bëhet nesër nga ora 14:00 në fshatin Fortesë të Rahovecit.

Komento: